Site icon Telegrafi

Gerrard nuk pranon të flet për të ardhmen e Coutinhos, por tregon se çfarë lojtari është braziliani

Trajneri i Aston Villas , Steven Gerrard, e kupton pse Philippe Coutinho ka qenë i lidhur me shumë klube nga Liga Premier.

Aston Villa është një nga disa klube që po kërkojnë të rikthejnë Coutinhon në Angli, me Neëcastle dhe Liverpool gjithashtu që janë vënë pas brazilianit.

“Nuk e kam bërë kurrë më parë dhe nuk do të filloj as tani të flas për emra individual. Nuk do të doja që dikush të fliste për lojtarët e mi”.

“Nuk dua të shtoj ndonjë spekulim sepse ai i përket Barcelonës . Kur të ketë diçka më konkrete, tifozët do të jenë të parët që do ta dinë”, deklaroi anglezi.

Coutinho dhe Gerrard kanë luajtur më parë së bashku te Liverpool , duke iu afruar fitimit të Ligës Premier në vitin 2014, me këtë të fundit që flet shumë mirë për brazilianin.

“Ai ka bërë 63 paraqitje për Brazilin, ka luajtur për Barcelonën dhe ishte i jashtëzakonshëm te Liverpool”.

“Kështu që unë mund të kuptoj pse ai është i lidhur me shumë klube futbolli. Unë mund të kuptoj pse shumë tifozë lart e poshtë vendit flasin për të”.

“Unë nuk mendoj se ju e merrni pseudonimin ‘Magjistari’ nëse nuk jeni një futbollist i veçantë”, deklaroi Gerrard. /Telegrafi/

Exit mobile version