Site icon Telegrafi

Geroski: Zaev, nënshkruaje marrëveshjen me Bullgarinë, bëhet fjalë për të ardhmen e Maqedonisë (Foto)

Një ndër intelektualët më të zëshëm kundër qeverisjes së Gruevskit, Branko Geroski, në prag të nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni-Bullgari, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se askush nuk po e kërkon identitetin tonë, vetë e kemi shkatërruar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Kam lexuar një koment të shkëlqyer të një bullgare për polemikën që e zhvillon propaganda grujovskiane se me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë do të humbim identitetin.

Në të vërtetë, çka jemi ngritur se të gjithë na kërkojnë identitetin, të cilët vetë sistematikisht e kemi shkatërruar një dekadë të tërë, me një proces idiotik të antikvizimit dhe desllovenizimit, e imponuar nga banda kriminale e Gruevskit?

Zaev, me zemër të pastër dhe të qetë, nënshkruaje marrëveshjen me qeverinë bullgare. Nuk ka asgjë kontestuese! Dhe vazhdo me përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Është e një rëndësie historike për të ardhmen e Maqedonisë”, shkruan Geroski. /Telegrafi/

 

Exit mobile version