Site icon Telegrafi

GERMIN: Lajm i rremë se mërgata po anulon ardhjen e saj në Kosovë

Në mediet sociale është raportuar se mërgata po e anulon vizitën e saj në Kosovë, në kohën e tensioneve me Serbinë, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga kjo e fundit.

Profili Kos Data në Twitter, ka publikuar një informacion se kjo gjë po ndodh “për shkak të tensioneve të fundit me Serbinë”.

“Raportohet se diaspora ka filluar të anulojë ardhjen e saj në Kosovë për shkak të tensioneve të fundit me Serbinë. Burimi: Germin”, shkruhet në profilin e tyre.

Por, pas këtij pretendimi nga ky profil, ka reaguar edhe organizata që lobon dhe merret me tema të diasporës GERMIN.

Bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi ka thënë se ky informacion nga Kos Data është i rremë.

“Ky është lajm i rremë. Ne e kemi thënë pikërisht të kundërtën (shikojeni videon)”, thuhet në reagimin e Krasniqit.

“Kos Data, ju lutemi verifikoni të dhënat dhe konsultohuni më shumë burime, përpara se të shkruani për këtë [çështje] dhe çdo temë tjetër”, përfundon ai.  /Telegrafi/

Exit mobile version