Site icon Telegrafi

“Gërhima e Luizit më duket si simfonia e Bethovenit”, Kiara vihet në siklet kur i transmetohet imitimi që po ia bëjnë në “Portokalli”

Vëllai i madh iu ka dhënë banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania një sfidë në pishinë.

Banorët që ia dolën mbanë ta kalonin sfidën iu dha si benefit, mundësia për të parë një skeç të programit humoristik “Portokalli”.

Bëhet fjalë për skeçin ku aktorët e “Portokalli” imitojnë disa nga personazhet më të spikatur të Big Brother VIP Albania.

E teksa u janë transmetuar këto pamje, banorët kanë qeshur me të madhe për mënyrën se si janë imituar në “Portokalli”.

Lexo po ashtu Tensionohet situata mes Ronaldos dhe Luizit në BBVA, ky i fundit i derdh salcë domatesh në kokë

Por më në siklet nga të gjithë u vu Kiara Tito, e cila në këtë skeç paraqitet se person që ka ndryshuar qëndrim ndaj Luizit, duke parë famën e madhe që ka krijuar nga jashtë.

Në një moment, ajo nga turp mbyll sytë ndërsa Luizi vazhdon duke qeshur bashkë me banorët e tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version