Telegrafi

Georgina shkoi në Venecia me aeroplan privat dhe mahniti me dukjen e shtrenjtë

(Foto: Instagram/georginagio/fanpage.it)

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka udhëtuar drejt Venecias me aeroplan privat.

Bukuroshja ka shkuar në Itali për të qenë pjesë e Festivalit të Filmit në Venecias, ndërsa ka arritur të marrë gjithë vëmendjen me dukjen e saj.

Fillimisht, bukuroshja u mburr me fotografitë e saja duke pozuar para dhe brenda aeroplanit, kurse ato i publikoi në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/georginagio)

Postimi mori mbi një milion pëlqime në vetëm pak orë dhe fansat nuk reshtin së lavdëruari dukjen e sajnë komente.

Lexo po ashtu Georgina Rodriguez duket elegante me një fustan të zi, teksa merr pjesë në shfaqjen e modës së Simon Porte Jacquemus në Francë

Më pas, për të parakaluar në tepihun e kuq, Georgina u kujdes që ta bënte këtë me stilin e saj magjepsës.

(Foto: fanpage.it)

28-vjeçarja kishte veshur një fustan të shkurtë të kombinuar me pantallona të bardha, teksa dukjen e saj e kompletoi me stoli të shtrenjta.

Lexo po ashtu Georgina nuk iu ndahet çantave Hermes Birkin
(Foto: Instagram/georginagio)

Paraprakisht, në fotografitë nga udhëtimi i saj drejt Italisë, ajo e kishte ekspozuar çantën e shtrenjtë, Hermes Birkin. /Telegrafi/

(Foto: fanpage.it)