Telegrafi

Georgina e shtyn Ronaldon të largohet nga Arabia Saudite

(Foto: Instagram/cristiano/georginagio)

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Al-Nassr vetëm disa muaj pas nënshkrimit mega-milionësh me klubin saudit.

Superylli portugez arriti marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Manchester Unitedin pas kritikave të shumta drejtuar klubit në intervistën me Piers Morgan.

Më pas, 38-vjeçari nënshkroi me klubin nga Arabia Saudite deri në vitin 2025 për përfitime vjetore prej 200 milionë eurosh.

(Foto: AP)

Megjithatë, sipas El Nacional, duket se Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë Ronaldos një rol ambasadori, që nënkupton se ai duhet të heqë dorë nga futbolli aktiv.

Lexo po ashtu Ronaldo dëshiron të largohet nga Al Nassr, përfolet një rikthim befasues te Real Madridi

Gazeta spanjolle pohon se “Florentino Perez ka garantuar se (Ronaldos) nuk do t’i mungojë puna në Santiago Bernabeu. Por, natyrisht, ai nuk do ta bënte këtë për të qenë lojtar, sepse konsideron se është një cikël që duhet konsideruar i mbyllur”.

Partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, gjithashtu thuhet se dëshiron një rikthim në kryeqytetin spanjoll ku çifti u takua. CR7 është një legjendë e Realit, ku ka shënuar 451 gola në 438 paraqitje me Los Blancos.

(Foto: Instagram/cristiano)

Atje, ai fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve, tri Kupa të Botës për Klube dhe po aq Superkupa të UEFA-s, dy tituj të La Ligas, dy Kupa të Mbretit dhe dy Superkupa spanjolle.

Lexo po ashtu Georgina Rodriguez demanton thashethemet për ndarje nga Ronaldo, i quan "idiotë" ata që e besojnë një gjë të tillë

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 12 gola në po aq ndeshje kampionale me Al-Nassr deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/