Telegrafi

Gazzetta dello Sport: Reali afër transferimit të Van Dijkut

Real Madridi thuhet se po tenton ta transferojë Virgil van Dijkun nga Liverpoooli në afatin kalimtar të verës 2020.

Mbrojtësi holandez ka shkëlqyer në sezonin e kaluar te The Reds po ashtu edhe te ‘Tulipanët’ në Ligën e Kombeve.

Lojtari 29-vjeçar pak ditë më parë e fitoi çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA, derisa është favorit për ta fituar edhe çmimin ‘The Best’ nga FIFA dhe Topin e Artë nga France Football.

Gazzetta dello Sport raporton se duke parë formë e tij të lartë, Real Madridi thuhet se po bën çmos që ta transferojë holandezin si zëvendësues të Sergio Ramosit.

Lexo po ashtu Liverpooli nuk e ka në plan t’i ofrojë Van Dijkut kontratë të re

Kapiteni i Los Blancos po shkon drejt përfundimit të karrierës dhe forma e tij në dy vitet e fundit ka lënë shumë për të dëshiruar.

Në këtë situatë, Real Madridi po tenton ta transferojë Van Dijkun nga Liverpooli dhe marrëveshja sipas mediumit italian është shumë afër. /Telegrafi/