Telegrafi

Gazetarja ukrainase e BBC-së mëson përmes transmetimit live, se shtëpia e ëmës së saj është shkatërruar nga bombardimet ruse

Ky është momenti kur gazetarja ukrainase e BBC-së mbetet pa fjalë, pasi në transmetim live e kupton nga pamjet e kamerave se shtëpia e ëmës së saj në Kiev është shkatërruar nga bombardimet ruse.

Videoja që është shikuar nga qindra mijëra njerëz, shfaq gazetaren Olga Malchevksa duke folur për situatën në Ukrainë me kolegen e saj në studiot BBC World News, Karin Giannone, transmeton Telegrafi.

Dyshja po flisnin për luftimet në afërsi të Kievit, kur Malchevska thotë se ka pranuar një mesazh nga e ëma që jeton në kryeqytetin ukrainas.

Ajo gjithashtu zbuloi se shtëpia ku jetonte është bërë rrafsh me tokë nga bombat ruse – e që tani është detyruar të qëndrojë në një strehimore.

“Ajo është ndërtesa për të cilën kemi folur dhe që tani është shkatërruar. Po, kur jam ftuar në studio, nuk e kam imagjinuar se do të jem dëshmitare e këtyre pamjeve – që shtëpia ime është bombarduar”, tha ajo. /Telegrafi/