Telegrafi

Gazetari i Sky Sports thotë se Messi tashmë e di se do ta fitojë Topin e Artë

Lionel Messi do të shpallet të hënën e ardhshme si fituesi i Topit të Artë.

Këtë e ka siguruar edhe gazetari i mirënjohur i Sky Sports, Matteo Moretto, që shprehet i bindur se argjentinasi tashmë është njoftuar për këtë gjë.

Ylli 34-vjeçar e fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe ky vlerësohet si një nga arsyet se pse ai do ta marrë këtë çmim, derisa ishte edhe golashënuesi më i mirë në La Liga në edicionin e kaluar dhe fitoi Kupën e Mbretit.

Lexo po ashtu Numërimi së prapthi ka filluar për Topin e Artë: Yjet mbështesin të preferuarit e tyre

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është në rivalitet të madh me Jorginhon e Chelseat që ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, dhe me Robert Lewandowskin që ishte golashënuesi më i mirë në Evropë dhe fitoi Bundesligën me Bayern Munichun.

Por, Moretto ka thënë se ‘La Pulga’ do të jetë i pranishëm në ceremoni dhe do e pranojë Topin e Artë të shtatë në karrierë. /Telegrafi/