Një korrespondent 51-vjeçar amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje në Irpen sot.
Ndërkohë një tjetër gazetar ka mbetur i plagosur.
Kështu raporton mediumi ukrainas KyivPost, përcjell Telegrafi.
The @nytimes filmmaker Brent Renaud was killed by Russian occupants in Irpin. His partner was wounded, – the Head of the Main Directorate of the National Police in Kyiv Region Andrew Nebytov.https://t.co/pZmXImNV2V pic.twitter.com/3aKWM7zPIX
— Насте! (@n_ivantsiv) March 13, 2022
Siç shkruan tutje mediumi në fjalë, tani ata po përpiqen ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit.
Ndërkohë raportohet se i plagosuri është duke u trajtuar në spitalin kryesor në Kiev.
Një video e pa verifikuar thuhet se tregon kolegun e tij gazetar që po trajtohej në spital me plagë. Ai përshkroi se ishte qëlluar teksa ishte në një makinë, përcjell Telegrafi.
https://twitter.com/annalisacamilli/status/1502978846500573185?s=20&t=_Hj2uS-P83aAU_TWDOFyUA
Lajmi është konfirmuar edhe nga mediumi britanik The Guardian, sipas të cilit “dy gazetarë u sulmuan pranë Irpin kur forcat ruse hapën zjarr”.
Gjithashtu, një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Shefi i policisë së rajonit Kyiv, Andrey Nebitov.
Sipas tij, forcat ruse vranë gazetarin amerikan të New York Times, Brent Renaud, në Irpin.
Sidoqoftë, zëvendës-kryeredaktori i The New York Times tha në një postim në Twitter se Renaud nuk ishte në detyrë për gazetën ndërsa ishte në Ukrainë.
.@nytimes is deeply saddened to learn of the death of an American journalist in Ukraine, Brent Renaud.
Brent was a talented photographer and filmmaker, but he was not on assignment for @nytimes in Ukraine.
Full statement is here. pic.twitter.com/bRcrnNDacQ— Cliff Levy (@cliffordlevy) March 13, 2022
“The Times ‘është thellësisht e pikëlluar kur mësoi për vdekjen e një gazetari amerikan në Ukrainë, Brent Renaud’”, tha Cliff Levy. “Brent ishte një fotograf dhe regjisor i talentuar, por ai nuk ishte në detyrë për NYTimes në Ukrainë”. /Telegrafi/