Telegrafi

Gazetarët në Ukrainë: Po transmetojmë nga bunkeri, po fshihemi nga raketat ruse

Si pasojë e sulmeve të pandërprera të Rusisë në Ukrainë, qytetarë të shumtë janë detyruar ta braktisin vendin nga frika se do ta pësojnë me jetë, e disa tjerë janë strehuar nëpër bunkerë të improvizuar.

Ashtu janë detyruar të veprojnë edhe gazetarët, të cilët sonte raportuan për situatën në Ukrainë nga një bunker siç edhe mund të shihet nga pamjet e publikuara më poshtë.

“Jemi detyruar që transmetimin ta bëjmë nga një bunker, për shkak të bombave ruse që po bien mbi qytetet tona. Po fshihemi nga raketat ruse, nga Putini dhe agresioni i tij”, thotë gazetarja.

E një natë të “nxehtë” në Kiev e ka paralajmëruar edhe kryetari i këtij qyteti Vitali Klitschko, i cili tha në profilin e tij në Twitter se sonte do të jetë një natë e vështirë. /Telegrafi/