Telegrafi

Gazetarët e pyesin nëse do të ketë një aventurë të re, Icardi përgjigjet “po” me ironi

Mauro Icardi është përgjigjur me ironi në pyetjet e gazetarëve nëse do të largohet nga Interi ose nëse është mbrëmja e fundit si Nerazzurr.

Disa fjalë, mbase ironike. Icardi u fsheh pas balonave me ngjyra të Interit në festën e ditëlindjes së mikut të tij Lautaro Martinez.

Icardi kishte zgjedhur balonë zikaltër dhe një me numrin 22 (vitet e shokut të tij) në mënyrë që të mos vërehej nga gazetarët.

Lexo po ashtu Icardi refuzon kalimin te Napoli, dëshiron të mbetet te Interi

Ishte edhe gruaja e tij Wanda Nara, e cila rrinte gjithmonë duke qeshur në sfond.

Icardi duke shkuar në festën e ditëlindjes së Lautaros

Nën hotelin në qendër të Milanos në të cilin u zhvillua mbrëmja ishte edhe korrespondentja e FCINTER1908.it, e cila u përpoq me kolegët e saj për të nxjerr disa fjalë nga argjentinasi për të ardhmen e tij.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas nuk tregoi asgjë për të ardhmen e tij, pasi përgjigjet e tij ishin diplomatike dhe me ironi.

Gazetarja: A është mbrëmja e fundit si lojtar i Interit?

Icardi: Ju thoni

Gazetarja: Vetëm po ju pyes …

Icardi: Ah

Napoli mund të jenë zgjidhja? Është pyetja tjetër. Pa përgjigje. As nga ana e tij dhe as nga gruaja e tij që e kufizon veten me të qeshur dhe një djem “Tung djem. Mirëmbrëma”.

Pastaj një pyetje tjetër: “Gati për një aventurë të re”. Dëgjohet një “Po” në mënyrë ironike. /Telegrafi/