Një gazetar argjentinas kishte pohuar se ylli i Juventusit, Paulo Dybala, do t’i bashkohet Real Madridit për 180 milionë euro.
Mauricio Hidalgo, i cili pohonte se punon “për sektorin e Real Madridit të gazetës Ole”, ka bërë një postim në Twitter duke thënë se në 48 orët e ardhshme, sulmuesi argjentinas do të transferohet në Santiago Bernabeu.
Në bazë të këtij pohimi, 24-vjeçari do të përfitonte 16 milionë euro në sezon te Los Blancos.
https://twitter.com/MHidalgoOLE/status/1034846734000840705
Mirëpo, SportMediaset e ka kontraktuar gazetën argjentinase, e cila ka konfirmuar se Hidalgo nuk punon për ta.
Në ndërkohë, edhe mediat tjera italiane thonë se nuk ka kurrfarë baze pohimi i tij, pasi që Juve nuk mund të gjejë zëvendësim për sulmuesin, sepse afati kalimtar në Itali është mbyllur.
Edhe Calciomercato.com kishte raportuar se nuk do të ndodhë shitja e sulmuesit të Juves te Reali. Kjo për faktin se Zonja e Vjetër tashmë e sakrifikoi Gonzalo Higuainin dhe nuk ka nevojë të largojë lojtarë të tjerë.
Theksojmë se me transferimin e Cristiano Ronaldos, Juve dëshiron ta kërkojë trofeun e Ligës së Kampionëve, prandaj Dybala është shumë i nevojshëm në këtë objektiv. /Telegrafi/