Trajneri italian, Gennaro Gattuso fajësoi lojtarët e tij për eliminimin e Milanit nga Olympiacosi në Ligën e Evropës.
Rossonerët mund të kishin humbur me rezultat 1-0 ose 2-1, por rezultati 3-1 në Athinë, i vendosur nga një penallti shumë e diskutueshme u dha eliminimin atyre.
Është hera e parë që nga viti sezoni 1999-00 që Milani nuk ka arritur të kalojë grupin në një turne evropian.
“Ka shumë zhgënjim. Ne duhet së pari të mos harrojmë miliona tifozë të Milanit”, ka thënë fillimisht trajneri për Sky Sport Italia.
“Ne kishim ndeshjen në dorë, por kur krijoni tetë mundësi për të shënuar në një stadium si ky dhe pastaj largoheni kur gjërat shkojnë keq, ju meritoni të eliminoheni”.
“Kemi treguar se ne nuk jemi ende mjaft të mirë për të fituar ndeshjen kur kemi mundësinë”.
“Është e vërtetë, ka pasur disa vendime të diskutueshme të gjyqtarit, por nëse krijoni tetë shanse në këtë atmosferë dhe pastaj pas golit të parë filloni të bëni gabime të mëdha, është e drejtë që të shkojmë në shtëpi”.
“Ne nuk merituam të shkojmë më tej. Ne ia dhuruam lojën kundërshtarëve”.
“Nuk duhet të lejojmë kundërshtarët të luajnë dhe mendoj se në këtë moment mungesa e përvojës është problemi kryesor për ne”, përfundoi italiani. /Telegrafi/