Raportohet se Interi ka bërë ofertë për Suson e Milanit gjatë verës, por trajneri Gennaro Gattuso e ka bindur atë të qëndrojë.
Spanjolli ka dy gola dhe tri asistime në këtë sezon në gjashtë ndeshje dhe ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve.
Tani Calciomercato.com zbulon se gjatë verë kishte një ofertë drejt tij nga Interi.
E gjitha kjo kishte pasi dështoi marrëveshja për Malcomin dhe pata se të fillonin përpjekjet për ta sjellë Matteo Politanon në Giuseppe Meazza.
Që Milani të bindet zikaltrit kishin ofruar Marcelo Brozovicin dhe plus 15 milionë euro.
Oferta ishte marrë në konsideratë dhe Massimiliano Mirabelli kishte filluar ta shqyrtonte seriozisht.
Por, ishte trajneri Gennaro Gattuso ai që ndali çdo gjë, së pari bindi Suson të mos kalonte te rivalët dhe pastaj erdhën pronarët e rinj dhe ia mbyllën derën Interit. /Telegrafi/