Telegrafi

Gati 100 fëmijë janë vrarë vetëm gjatë muajit prill në Ukrainë, thotë UNICEF

Rreth 100 fëmijë u vranë në Ukrainë vetëm gjatë muajit prill, por shifrat aktuale mund të jenë dukshëm më të larta, tha Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Omar Abdi, ka fol në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ka pohuar se “vetëm gjatë muajit të kaluar, OKB-ja verifikoi se rreth 100 fëmijë u vranë dhe ne besojmë se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta”.

“Më shumë fëmijë janë lënduar dhe janë përballur me shkelje të rënda të të drejtave të tyre, miliona të tjerë janë zhvendosur”, shtoi ai, raporton theguardian.

Abdi gjithashtu kërkoi t’i jepet fund bombardimeve të shkollave ukrainase, duke shtuar se një në gjashtë shkolla të mbështetura nga UNICEF-i janë “dëmtuar ose shkatërruar” vetëm javën e kaluar.

“Qindra shkolla në të gjithë vendin raportohet se janë goditur nga artileria e rëndë ruse, sulmet ajrore dhe armë të tjera shpërthyese në zonat e populluara”, pohoi ai. /Telegrafi/