Telegrafi

Gasperini konfirmon kalimin e Gagliardinit te Interi

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka konfirmuar se Roberto Gagliardini nuk do të luajë kundër Chievos nga respekti për Interin.

Atalanta do të luaj të dielën nga ora 15:00 ndaj Chievos në kuadër të Serie A, por mesfushori i tyre, Gagliardini, nuk do të luaj pasi marrëveshja me Interin është afër finalizimit.

“Nesër Gagliardini nuk do të luajë kundër Chievos nga respekti për Interin. Ne do të presim që ata të finalizojnë marrëveshjen”, ka thënë ish-trajneri i Interit në konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Kondogbia largohet, vjen Gustavo?

Gagliardini është në prag të transferimit në Inter, fillimisht në huazim, por me detyrim blerje për një total prej rreth 25 milionë euro, përcjell Telegrafi.

Mesfushori 22-vjeçar është duke vazhduar të trajnoj me Atalantan në Bergamo, por do të mbetet jashtë për ndeshjen e të dielës pasdite. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=DZWsGkubedk