Trajneri italian, Gian Piero Gasperini shihet si favorit për të marr drejtimin e Milanit si zëvendësues i Gennaro Gattusos.
Gattuso si duket i ka ditët e numëruara si trajner i Milanit, pasi rezultatet e tij nuk janë të kënaqshme për drejtuesit.
Në rast dështimi për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, Gattuso do ta shihte veten të shkarkuar nga stoli i Rossonerëve.
Sipas mediumit italian Corriero dello Sport, Gasperini shihet si kandidat favorit për të zëvendësuar Gattusos si menaxher i Milanit.
Gasperini po zhvillon një super-sezon me Atalantan dhe është një nga kandidatët kryesor për të marr një vend në Ligën e Kampionëve.
Puna e tij e madhe sidomos me lojtarët e rinj e të talentuar ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Milanit, Leonardo, Paulo Maldini dhe Ivan Gazidis.
Drejtuesit e Rossonerëve thuhet se tashmë ka vendosur që Gattuso nuk ka të ardhme në San Siro dhe do ta zëvendësojnë atë edhe nëse ekipi kualifikohet për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. /Telegrafi/