Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, ka deklaruar se është shqyrtuar kërkesa e Kryesisë së partisë për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë.
Gashi, ka thënë se Vjosa Osmani dhe dy të tjerë kanë rezerva sa i përket votimit për rrëzim të qeverisë.
Seanca mbetet të vendoset në bashkëpunim me kryetarin e partisë dhe duhet të shihet se sa do të mblidhen vota. Lumir Abdixhiku nuk është anëtar i grupit dhe nuk merr pjesë në takime, ndërsa Vjosa Osmani ka qenë pjesëmarrës, Osmani ka pasur mendim të ndryshëm dhe së bashku me dy deputet të tjerë që kanë rezerva. Në rrethana që gjendemi është e rëndësishëm që ne të jemi unik. Grupi parlamentar i LDK-së shqyrtoj kërkesën e kryesisë së LDK-së për mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe përkrah këtë kërkesë dhe dhe fillon përgatitjet”, tha Gashi.
Ai ka thënë se Kurti qëllimshëm e ka shkarkuar Agim Veliun nga pozita e Ministrit të Brendshëm.
“Ne vlerësojmë barasvlershëm ministrin e Punëve të Brendshme me Ministrinë e Shëndetësisë në situatën që ndodhemi. Kurti qëllimshëm me shkarkimin e Veliut ka dhënë dorëheqje. Konsiderojmë se është veprim i qëllimshëm i largimit nga përgjegjësitë udhëheqëse të Qeverisë. Kurti e ka pasë për detyrë që të garantojë institucione të qëndrueshme dhe stabile këto ditë”, tha Gashi. /Telegrafi/