Gabri Veiga ka qenë një nga zbulimet e sezonit që sapo ka përfunduar në kampionatin spanjoll La Liga.
Mesfushori i talentuar spanjoll ka shkëlqyer me fanellën e Celta Vigos dhe ka qenë ndër më meritorët që kjo skuadër mbeti pjesë e La Ligas.
21-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka zhvilluar 39 ndeshje, ku ka realizuar 11 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Falë paraqitjeve fantastike me Celta Vigon, Veiga është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha si Liverpool, Chelsea, Napoli, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.
Klauzola e largimit të lojtarit nga Celta Vigo është 40 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për klubet e lartë përmendura.
Gjithsesi gjiganti anglez Liverpool ka bërë hapa para dhe duket favoriti kryesor për të nënshkruar me talentin spanjoll.
Veiga është pjesë e Spanjës U21 në Kampionatin Evropian, derisa mediat spanjolle kanë raportuar se java e ardhshme është vendimtare për të ardhmen e tij. /Telegrafi/