Jules Kounde është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.
Francezi ka tri vite që shkëlqen me fanellën e Sevillës, dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.
Por sipas të gjitha gjasave ky është sezoni i fundit i tij në klubin andaluzian, pasi në verë pritet të largohet për ta bërë hapin e madh në karrierë.
Drejtuesit e Sevillës kanë filluar qysh tani të mendojnë për zëvendësuesin e tij, pasi e dijnë se nuk mund ta ndalin edhe për një tjetër vit në skuadër.
Gazetari i Sky Sports, Florian Plettenberg ka raportuar se skuadra të mëdha si Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona do të tentojnë transferimin e tij në verë.
Nga ana tjetër klubi spanjoll është gati ta shes yllin e tyre, por për ta lënë të lirë synojnë të fitojnë rreth 70 milionë euro.
Në garë për të janë edhe skuadra si Tottenham Hotspur e Manchester United. /Telegrafi/