Sergio Ramos mund të largohet nga Real Madridi si futbollist i lirë në verën e vitit 2021.
Mbrojtësi spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës së tij me Los Blancos dhe ende nuk ka ndonjë përparim në bisedimet për kontratën e re.
Drejtuesit e Realit nuk i kanë ofruar ende marrëveshje të re bashkëpunimi dhe mbrojtësi tanimë ka filluar të mendoj për të ardhmen e tij.
Siç ka raportuar 90.com gjashtë skuadrat e mëdha angleze, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë interesuar për Ramos.
34-vjeçari ka dëshirë që ta përfundoj karrierën në Santiago Bernabeu, por nëse klubi nuk i ofron kontratë të re, atëherë ai mund të ndërroj skuadër.
Kampionati anglez Liga Premier është një mundësi e mirë për spanjollin i cili vazhdon të jetë në formë të lartë sportive.
Ramos këtë edicion ka zhvilluar 10 ndeshje zyrtare ku ka shënuar tre gola dhe një asistim. /Telegrafi/