Dyshja e Big Brother VIP Kosova 2, Ylli Dervishi dhe Santiana Maloku kanë tentuar të sqarohen sërish.
Ata u larguan nga pjesa tjetër e banorëve dhe diskutuan dhe situatave të ndodhura së fundmi dhe marrëdhënies së tyre.
Por, teksa po diskutonin mes tyre ka ndërhyrë edhe Gani Gërmia duke iu kundërvënë Bucit.
“Ti je kokrra e dobsirës, je nivel u ulët, unë nuk kam një gjuhë ofenduese si tënden, bëjë kujdes në qasjen që e ki se tani unë preku atje ku të dhemb, ja ke nisur me të keq, përballu me të keq”, ka thënë Gani Gërmia.
Ndërkohë, sa i përket raportit mes Santianës dhe Bucit, ky i fundit mbrëmë (e hënë) gjatë spektaklit i kërkoi falje banores nga Gjakova për mënyrës e si është sjellur ndaj saj.
Por, Santiana tha se nuk e pranon kërkim-faljen e tij dhe se tani e tutje do të jenë rival me njëri-tjetrin. /Telegrafi/