Gjiganti turk, Galatasaray ka nisur një ofertë për mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Galatasaray kanë propozuar t’i japin fund magjisë së mbrojtësit shqiptare në kampionatin anglez.
Sipas mediumit ruk Fanatik, Arsenali ka hedhur poshtë ofertën e tyre, pasi oferta e tyre ishte huazim me të drejt blerje.
Topçinjtë do të preferonin një transferim të përhershëm nga klubi për ish-lojtarin e Evertonit, Sampdorias dhe Valencias.
Thuhet se Juventusi po e ndjek mbrojtësin kur afati kalimtar anglez ka kohë për të mbyllur edhe një jave.
Arsenali e vlerëson reprezentuesin gjerman për rreth 22.5 milionë funte apo rreth 25 milionë euro.
Nëse ai mbetet në klub, Mustafi do të përballet me më shumë konkurrencë, pasi Calum Chambers ka nënshkruan një kontratë të re afatgjatë në Emirates.
Në anën tjetër, klubi londinez ka nënshkruar edhe me mbrojtësin grek, Sokratis Papastathopulos nga Borussia Dortmundi. /Telegrafi/