Klubi i madh turk, Galatasaray është gati të bëjë të pamundurën për transferimin e sulmuesit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.
Sipas mediumit turk Fanatik, drejtuesit e Galatasarayit janë të sigurt për të tunduar reprezentuesin e Zvicrës për një transferim në Turqi muajin e ardhshëm.
Gjigandët e Stambollit besojnë se të luajturit titullar i rregullt do ta joshë Shaqirin, i cili ka parë shanset e tij të lojës në Anfield të zvogëlohen edhe më tej me ardhjen e konfirmuar të Takumi Minamino nga RB Salzburg.
Duke humbur një marrëveshje transferimi në verë me Shaqirin, Galatasaray tani shikon mundësinë e tyre dhe po përgatiten për bisedime me Liverpoolin për të.
Galatasaray shpreson të marrë yllin shqiptar në një huazim fillestar gjashtëmujor, pasataj në verë ta sheh nesë është e nevojshme blerja përfundimtare.
Megjithatë, transferimit i Shaqirit nuk do të jetë aspak i lehtë për turqit, pasi gjilanasi disa herë ka shprehur dëshirën për të mbetur te Reds. /Telegrafi/