Galatasaray po përjeton entuziazmin e mundësisë së ardhjes së Mario Balotellit.
Menaxhmenti i kuqeverdhëve do të marrin zemrat e mbështetësve me yllin e ri që do ta transferojnë gjatë këtij muaji.
Pas largimit të Bafatemi Gomis dhe zhgënjimit me Eren Derdiyok, skuadra ka hedhur sytë kah sulmuesi italian.
Alan Carvalhos, agjenti i lojtarit italian raportohet se ka arritur në Stamboll për të arritur ndonjë marrëveshje dhe thuhet se ka një përparim të rëndësishëm në këtë operacion.
Futbollisti 28-vjeçar raportohet se i janë ofruar kushte të mira dhe se do të flasë me klubin e Nices.
Ndërkohë, Balotellit do t’i mbaron këtë sezon kontrata me francezët dhe se deri më tani ka luajtur në 10 ndeshje në ligë duke mos shënuar ndonjë gol.
Ndryshe, italiani deri më tani ka veshur fanellat e skuadrave të tilla, si Inter, Liverpool dhe Milan. /Telegrafi/