Telegrafi

Galatasaray rrit ofertën për Nagatomon

Raportet e mediave në Turqi thonë se Galatasarayi kanë ngritur ofertën për blerjen definitive të Yuto Nagatomos nga Interi.

Nagatomo është nga janari pjesë e skuadrës turke, si marrëveshje e një huazimi të thjeshtë gjashtë mujor, pa klauzolë blerje.

Në qershor pritet rikthimi i tij në Giuseppe Meaza, por Galatasaray është i interesuar ta blej japonezin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Nagatomo kalon te Galatasaray

Sipas mediumit turk Fanatik, skuadra e madhe turke ka vendosur të ngrit ofertën për blerjen e Nagatomos.

Nagatomo po përjeton formë të lartë te Galatasarayi..

Ky medium raporton se Galata kishte ofruar fillimisht dy milionë euro, ndërsa tani e ka ngritur atë në 2.5 milionë.

Lexo po ashtu Menaxheri i Nagatomos ‘ngushëllon’ interistët: Do të kthehet në verë te Interi

Mbrojtësit japonez i është ofruar një kontratë dy vjeçare më opsion për vazhdimin e një të treti.

Ky çmim mendohet të jetë i ulët pasi Interi pret të përfitoj nga katër deri në gjashtë milionë euro. /Telegrafi/