Telegrafi

Galatasaray me një video spektakolare tallin në mënyrë të pamëshirshme Fenerbahcen

Galatasaray ka mbrojtur titullin e kampionit në Turqi, duke fituar një kampionat të pabesueshëm me 102 pikë, vetëm tre më shumë se Fenerbahce në vendin e dytë.

Galata mundi Konyasporin 3:1 që i mjaftoi për të fituar titullin pavarësisht fitores bindëse 6:0 të Fenerit ndaj Istanbulsporit.

Pas ndeshjes, gjiganti turk në profilin e tij zyrtar në Twitter është tallur me rivalët e qytetit, duke ia kthyer në të njëjtën mënyrë siç kishte bërë Fenerbahce një javë më herët kur kishin fituar në shtëpinë e Gallatas.

Ata publikuan një videoklip të video lojës FIFA EA Sports, ku kapiteni i Fenerbahces, Edin Dzeko shkon për të marrë trofeun dhe për të festuar.

Në fund, Dzeko si kapiten ngre në ajër trofeun e padukshëm, të cilin donin të tregonin qartë se çfarë fitoi Fenerbahçe këtë sezon.

“Vetëm bujë, pa trofe” ka shkruar Galatasaray në profilin e tyre në Twitter duke i vendosur edhe disa figura duke qarë.

Për Galatasarayn ky ishte titulli i 24-të i kampionit të Turqisë, ndërsa Fenerbahçe ka mbetur në 19. /Telegrafi/