Telegrafi

Galatasaray kërkon shërbimet e Florentin Pogbas

Galatasaray ka kthyer kokën drejt shtetit francez për transferime.

Klubi turk është duke u munduar të përforcoj radhët e veta dhe kësaj radhe për ‘shopping’ ka hedhur sytë në Ligue 1.

Sipas shtypit francez, “Cim Bom Bom” janë të interesuar për të blerë shërbimet e mbrojtësit, Florentin Pogbas.

Florentin Pogba deri më tani ka luajtur 61 ndeshje për skuadrën franceze dhe ka shënuar dy gola

Vëllait të mesfushorit të Manchester United , Paul Pogbas do t’i mbarojë kontrata në fund të këtij sezoni futbollistik, por ka të drejt të nënshkruaj kontratë gjatë janarit me ndonjë klub tjetër.

Futbollisti gjatë këtij sezoni për skuadrën e Saint Etienne shkaku i një lëndimi ka pasur vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat.

Futbollisti 27-vjeçar përveç qendrës së mbrojtjes mund të luajë edhe në krahun e majtë, ku po çalon gjiganti turk.

Ndryshe, Galatasaray aktualisht renditet në pozitën e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare turke. /Telegrafi/