Alex Sandro thuhet të jetë në bisedime për ndërprerjen e kontratës me Juventusin dhe Galatasaray i dëshiron shërbimet e tij.
Mbrojtësi i majtë ka kontratë deri në qershor të vitit 2024, por planifikon ta ndërpresë më herët.
Braziliani është pjesë e Zonjës së Vjetër nga viti 2015 dhe mund të largohet nga Torino në javët e ardhshme, i gatshëm për një aventurë të re, pas tetë vitesh me fanellën bardhezi.
Siç raporton faqja e Gianluca Di Marzio, ekipi përfaqësues i Sandros është në bisedime të vazhdueshme me Juven që të arrijnë marrëveshje për ndërprerjen e kontratës.
Në këtë mënyrë, do të mund ta largohej si lojtar i lirë këtë verë dhe Galatasaray është duke qëndruar gati për t’i siguruar shërbimet e 32-vjeçarit. /Telegrafi/