Telegrafi

Gagliardini zgjedh Interin para Juves

Juventusi duket se ka humbur garën për transferimin e Roberto Gagliardinit, pasi mesfushori i Atalantas e ka zgjedhur Interin.

Sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje edhe me klubin edhe me lojtarin dhe zyrtarizimin pritet të bëhet brenda dy ditësh.

Bianconerët e dëshironin lojtarin për afatin kalimtar veror, por zikaltrit kanë vendosur ta marrin që në janar.

Gazeta bën të ditur se për 22-vjeçarin, Interi do të paguajë ndërmjet 25 dhe 27 milionë euro.

Lojtari ka bërë tetë paraqitje për ekipin e Gian Piero Gasperinit këtë edicion dhe tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen edhe te përfaqësuesja e Italisë. /Telegrafi/