Telegrafi

Gaga, objekt talljesh në internet (Foto)

Si gjithmonë, Lady Gaga, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen që kishte zgjedhur për mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar.

Këngëtarja e famshme u paraqit me një fustan të bardhë me doreza të kuqe, që e bënte të dukej si një amvisë.

“Meme”-t me këngëtaren 28-vjeçareFustani i dizenjuar nga Azzedine Alaia u bë shkas për tallje të shumta në rrjetet sociale.

Fotot e 28-vjeçares u modifikuan në të gjitha mënyrat e mundshme dhe u publikuan “online”.

Në një nga montazhet, Lady Gaga është paraqitur me një tretësirë pastruese në dorë, ndërsa një tjetër e paraqet me përparëse.

Në një tjetër, ajo shfaqet para enëve të palara, me komentuesit që shkruanin: “Lady Gaga po lan enët tani, por për 10 minuta duhet të paraqitet për Oscar-in”. /tch/Telegrafi/