Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Britani të Madhe, kishte hutuar një televizion polak.
Derisa Zelensky po mbante një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Rishi Sunak, televizioni polak nën emrin e presidentit ukrainas ia kishte vënë titullin “kryeministri i Britanisë së Madhe”, transmeton Telegrafi.
Mjaftoi kjo gafë, që edhe këshilltari i Ministrit të Jashtëm ukrainas, Anton Gerashchenko, të bëjë pak humor duke shkëputur këto fotografi “ikonike”.
Ndryshe Zelensky gjatë vizitës në Britani të Madhe kërkoi nga liderët e atjeshëm që të vazhdojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke u kërkuar edhe aeroplanë luftarakë modern.
E sot në Parlamentin Evropian tha se Rusia është shteti më antievropian në botë, duke tentuar që Putin t’ua ndryshojë stilin e jetës evropianëve. /Telegrafi/
Meanwhile, Polish TV made @ZelenskyyUa the President of Great Britain. pic.twitter.com/E6SLPgzp19
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 9, 2023