Telegrafi

Gabriel Jesusit nuk i njihet driblimi i Van Dijkut, holandezi mban rekordin zyrtar

Rekordi mahnitës i 65 ndeshjeve të Virgil van Dijk pa u dribluar nga kundërshtarët, mbetet ende në fuqi.

Holandezi ishte dribluar në ndeshjen e fundjavës së kaluar nga Gabriel Jesus, kur Manchester City kishte triumfuar pas penalltive kundër Liverpoolit.

Por, në zëdhënës i Federatës së Futbollit të Anglisë, ka folur për talksport, duke sqaruar se statistikat e ndeshjes së Community Shield, nuk është lojë garuese dhe zyrtare.

Zëdhënës i FA-s konfirmoi se ndeshja klasifikohet si një lojë ‘e klasës së dytë’, prandaj asnjë statistikë nuk llogaritet prej federatës.

Ironikisht, Community Shield ishte deklasifikuar si një ndeshje zyrtare pesë vjet më parë, që do të thotë se golat, kartonët dhe statistikat tjera nuk llogariten.

Ndryshe. kjo do të thotë që as kartoni i verdhë i Pep Guardiolës, i cili u konsiderua si trajneri i parë në histori të klubeve angleze që u zverdh, nuk do të llogaritet. /Telegrafi/