Telegrafi

Gabriel Jesus i papërmbajtshëm te Arsenali, shënoi het-trik ndaj Sevillas

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus po tregohet një blerje e madhe e Arsenalit, pasi po shkëlqen në ndeshjet miqësore para-sezonale duke shënuar vazhdimisht gola, ku tri erdhën gjatë ndeshjes se sotme (e shtunë) ndaj Sevillas.

Jesus u transferua para disa javësh nga Manchester City në Emirates për një shifër të raportuar prej 55 milionë eurosh.

Megjithatë, blerja e sulmuesit brazilian po tregohet të ketë qenë shumë e mençur dhe po jep menjëherë frytet e veta.

Lexo po ashtu Nga Haaland te Jesus dhe Sterling – Formacioni më i mirë me transferimet e verës në Ligën Premier

Braziliani ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet miqësore parasezonale nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta.

25-vjeçari ka arritur t’i shënoj shtatë gola në pesë ndeshje me londinezët, ku tri gola u shënuan sot në fitoren 6-0 ndaj Sevillës.

Jesus arriti t’i shënoj fillimisht dy gola të shpejt në minutat 13’ dhe 15’, ndërsa kompletoi het-trikun në minutën e 77-të.

Përveç këtyre ndeshjeve, Jesus ka shënuar dy gola edhe ndaj Nurnbergut dhe nga një gol ndaj Chelseat dhe Evertonit. /Telegrafi/