Telegrafi

Gabriel Jesus i jep fund rekordit të Van Dijkut: Braziliani e dribloi holandezin në Superkupën e Anglisë

Virgil van Dijk më në fund është dribluar nga lojtari kundërshtar, pas 65 paraqitjeve si lojtari më i pakalueshëm në top pesë ligat evropiane.

Mbrojtësi holandez në sezonin e kaluar në Ligën Premier, por edhe në Ligën e Kampionëve, ka qenë lojtari i vetëm që asnjë kundërshtar nuk kishte arritur ta linte pas vetes me top.

Lojtari 29-vjeçar i ka thënë sot (4 gusht) lamtumirë rekordit të tij të madh, pasi është dribluar nga Gabriel Jesus i Manchester Cityt në kuadër të Community Shield (Superkupa e Anglisë).

Lojtari më i mirë i Liverpoolit në sezonin e kaluar natyrisht se mund të jetë i zhgënjyer që sulmuesi brazilian arriti ta driblonte atë.

Kujtojmë se koha e rregullt në mes të The Reds dhe Manchester Cityt përfundoi 1-1, por me anë të penalltive, Citizens u treguan më të saktë (4-5), për ta fituar trofeun e parë për sezonin e ri. /Telegrafi/