Gabriel Barbosa apo i njohur ndryshe si Gabigiol është afër transferimit te Benfica, por Interi tani është gati të përfshijë një mundësi blerje për 25 milionë euro dhe 25 për qind në shitjen e ardhshme të tij.
Nerazzurrët kishin paguar 29.5 milionë euro për të nënshkruar me brazilianin nga Santos një vit më parë, por ai nuk kishte arritur asnjë ndeshje të luaj si titullar në Serie A.
Negociatat kanë qenë të vazhdueshme me Benficën për disa ditë, pavarësisht nga konkurrenca nga Sporting CP, Las Palmas dhe skuadra të tjera.
Sipas Sky Sport Italia, një marrëveshje është bërë mes dy klubeve për Gabigol dhe ylli brazilian pritet të lëviz në Portugali me huazim, por me një opsion blerje përfundimtare.
Kjo do të jetë me vlerë 25 milionë euro plus 25 për qind të çdo transferimi të ardhshëm ose tre milionë euro tjera, në varësi të shumës që është më e lartë. /Telegrafi/