Mësohet se lojtari i Interit, Gabigol, mund ta lërë pra kohe Benfican për tu kthyer te klubi i tij i parë Santos.
Braziliani nuk po kalon momentet të mira as një Portugali pas huazimit nga Interi, ku ka zhvilluar vetëm tre ndeshje dhe nuk e ka gjetur golin.
Ai është zënë nga kamerat edhe duke u kacafytur me shokun e skuadrës, Jardelin, para ndeshjes që Benfica e kishte me Baselin në Ligën e Kampionëve.
Raportimet që vijnë nga Brazili shkruajnë se 21 vjeçari nuk është përshtatur me jetën në Portugali dhe kërkon të kthehet në klubin ku u bë i famshëm.
Mësohet se ai ka biseduar me shumë shokë të tij që i kishte te Santos, ku ata i kanë thënë se e presin me krahë hapur.
Gabigol kishte shënuar 24 gola në 83 ndeshje për Santosin, para se të bashkohet me Interin.
Të Interi një vite i tij ishte makth, ku shënoi vetëm një herë dhe rrallë gjendej në formacionin startues. /Telegrafi/