Telegrafi

Gabigol drejt transferimit në La Liga, Atletico e dëshiron brazilianin

Gabriel Barbosa. (Photo by Wagner Meier/Getty Images)

Gabriel Barbosa pritet të rikthehet në Evropë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi brazilian ishte i huazuar në vendlindjen e tij nga Interi, ku me Flamengon fitoi edhe Copa Libertadores.

Forma jashtëzakonisht e mirë e treguar ka bërë që për lojtarin të vijnë oferta edhe më të larta.

Atletico Madrid tani është duke kërkuar shërbimet e sulmuesit brazilian, pasi Diego Simeone mendon se ai do të shpërthejë edhe në La Liga.

Gabriel Barbosa. (Photo by Wagner Meier/Getty Images)

Flamengo gjithashtu mbetet në garë për lojtarin i cili kërkohet edhe nga klubet angleze si Everton, West Ham United e Crystal Palace.

Schalke 04 është skuadra tjetër që ka shprehur interesim dhe është gati të dalë me një ofertë për të.

Interi synon të fitojë mbi 35 milionë euro nga shitja e lojtarit, pasi Conte nuk mendon ta ndalë në skuadër.

Gabigol ka pasur vetëm nëntë paraqitje me Interin dhe asnjërën si titullar duke arritur të realizoi vetëm një gol. /Telegrafi/