Grupi i shtatë vendeve më të industralizuara, G7 ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.
Forumi politik ndërqeveritar përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA.
Në deklaratën e lëshuar për media thuhet se nuk do të njihte kurrë aneksimi i rajoneve lindore të Ukrainës nga Rusia, as të Krimesë – e cila u aneksua nga Moska në vitin 2014, raporton skynews.
Në një deklaratë, G7 pohoi se “ne angazhohemi për të intensifikuar mbështetjen tonë diplomatike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën. Ne po ndërmarrim veprime kundër akterëve të vendeve të treta që mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë”.
Shtëpia e Bardhë shtoi se takimi virtual i G7 ishte fokusuar në ndihmën që do t’i jepet Ukrainës për të arritur fitoren kundër Rusisë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/