Dy persona janë arrestuar, njëri në Lipjan e tjetri në Fushë Kosovë, janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.
Në Lipjan, më 08.02.2022 viktima femër ka njoftuar se më 17.11.2021 është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, transmeton Telegrafi.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Fushë Kosovë është arrestuar një person i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/