Telegrafi

Fundjavë e zjarrtë, me përballje gjigantësh: Tri superderbi në tri ligat evropiane

Kampionatet më të mëdha në Evropë janë në vlugun e tyre, ku ndeshjet e fort dhe spektakli nuk po mungon.

Edhe kjo fundjavë, që është e fundit para pushimeve për ndeshjet e kombëtareve, do të sjell tri super ndeshje, në tri kampionate shumë të forta.

Ajka e fundjavës është padyshim ndeshja që zhvillohet mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Kjo përballje që mund ta ketë një rol të rëndësishëm për sezonin, zhvillohet të dielën nga ora 17:30.

Manchester City – Liverpool. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Dy klubet janë duke e udhëhequr kampionatin dhe shihen si kandidatët kryesorë për ta fituar.

Në Itali zhvillohet klasikja mes Juventusit dhe Milanit në Allianz Stadium.

Dy klube me emër, por jo me rivalitet të madh në vitet e fundit, pasi Juventusi gjithmonë ka fituar prej se është inauguruar para tetë vitesh.

Juventus – Milan . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Ndeshja zhvillohet të dielën nga 20:45.

Edhe në Gjermani këtë javë nuk mungon derbi i madh, pasi Bayern Munich do ta pres Borussia Dortmundin.

Bayern në vendin e katërt, e pret Dortmundin që është i dyti, ky synimi i të dyjave është titulli në Bundesliga.

Në Francë ndeshje më interesante është ajo mes Marseille dhe Lyon. /Telegrafi/