Site icon Telegrafi

Ftohja e interesimit të Interit për Lukakun: Klubi italian mund të mos ketë fonde për ta afruar belgun

Interi ishte vënë pas rikthimit të Romelu Lukakut, por klubi italian mund të mos ketë fonde që ta rikthej belgun. 

Sulmuesi belg ka një vit  është rikthyer në Angli te Chelsea, por nuk e ka gjetur vetën në ish klubin e tij, ku ky sezon po konsiderohet i dështuar.

Interesimi i Interit për të rikthyer Romelu Lukakun nga Chelsea kishte bërë bujë, por duket se tani klubi italian është ftohur pasi po menojnë pasojat financiare nëse ndodh një lëvizjeje e tillë, shkruan gazetari Kristof Terreur i HLN.

Klubi italian duhet të shes të paktë një yll në skuadër që të rregullojë llogaritë.

Tani, edhe pse Lukaku po shtyn për një rikthim në Itali, ndjenjat duket se nuk janë të ndërsjella.

Belgu ka bërë karrierë te ËBA, Everton, Man Utd, Chelsea dhe Inter – aty ku e kishte periudhën më të mirë në karrierën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version