Telegrafi

Frikë te Barcelona, Liverpooli shfaqet si favorit për De Ligt

Barcelona ndjehet e pa sigurt për arritjen e transferimit të mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, këtë verë, pasi thuhet se Liverpooli tani është favorit për shërbimet e tij.

Blaugranët kanë biseduar me De Ligt gjatë gjithë sezonit me besimin se ata do ta mirëpresin këtë verë.

Megjithatë, gazeta Mundo Deportivo thotë se katalunasit janë tronditur nga zhvillimet e reja që vijnë përmes ndërmjetësve.

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Liverpooli tani po shfaqet si favoritë për nënshkrimin e mbrojtësit holandez.

Prania e Virgil van Dijk dhe mënyra e fitores në Ligën e Kampionëve nga Liverpooli ndaj Barcelonës javën e kaluar ka tërhequr vëmendjen e 19-vjeçarit.

Matthijs de Ligt (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Reds kanë fuqinë e shpenzimeve dhe mund ta tejkalojnë Barçën për kapitenin e Ajaxit, i cili vlerësohet me 85 milionë euro.

Pas fitores ndaj Utrecht të dielën, De Ligt tha: “Sigurisht që nuk e dini kurrë, nuk i mund të them se do të qëndroj ose largohem, por nuk ka asgjë përfundimtare”. /Telegrafi/