Kiara dhe Luizi prej javësh po e shijojnë një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Dyshja që kur organizuan një ‘dasmë’ brenda BBVA ku edhe shkëmbyen puthjen e parë janë pothuajse të pandashëm.
Mirëpo, këtë javë Kiara dhe Luizi janë të nominuar bashkë me banorin e ri, Bledi Manen dhe çifti po ndjehen të rrezikuar.
Ata këto ditë kanë dhënë mendimin e tyre se si do të rrjedhin gjërat dhe kanë shprehur shqetësimin që Kiara mund të jetë e eliminuara.
Këtë së fundmi e bëri edhe moderatorja e cila i tha këngëtarit se është mësuar me prezencën e tij dhe nëse del do të ndihet bosh pa të.
@albania__info♬ original sound – BBVIPALBANIA
“Do të vijë dita që do të dalë dhe ngaqë kam 60 ditë që jam me ty këtu, më duket si një boshllëk”, i tha Kiara-Luizit.
Ndërkohë, vendimi se kush do të largohet do të dihet të martën (21 shkurt) gjatë mbrëmjes së spektaklit të radhës. /Telegrafi/