Telegrafi

Freuler shton akoma më shumë spekulimet: Xhaka më ka pyetur se si janë rrugët në Itali

(Foto: Instagram/granitxhaka/Twitter)

Mesfushori i Atalantas, Remo Freuler, ka thënë se Granit Xhaka e ka pyetur se si janë rrugët në Itali.

Mesfushori shqiptar është duke u lidhur me një kalim te Roma në Serie A, ndërsa të mërkurën luan me Zvicrën kundër Italisë në kuadër të ‘Euro 2020’.

Duke folur për Il Corriere dello Sport për përballjen ndërmjet Azzurrëve dhe Helvetikëve, Freuler ka nxitur të tjera spekulime për mesfushorin e Arsenalit.

“Më herët, më pyeti se si janë rrugët në Itali”, ka thënë 29-vjeçari kur është pyetur për Xhakën.

Lexo po ashtu Xhaka për transferimin te Roma: Do ta kuptoni kur të ndodh

Është raportuar se Jose Mourinho është duke e kërkuar futbollistin shqiptar që të jetë pjesë e projektit të rij te Roma nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/