Telegrafi

France Football publikon formacionin e dekadës, Messi, Ronaldo e Neymar në krye të sulmit

Jemi në ditët e fundit të kësaj dekade, ku do të futemi në vitin 2020.

Gazeta prestigjioze franceze France Football ka publikuar edhe formacionin më të mirë të kësaj dekade që po e lëmë mbrapa.

Në këtë formacion më së shumti lojtarë vijnë nga skuadrat Barcelona e Real Madrid, që kanë dominuar në Evropë gjatë kësaj dekade.

Në portë është Iker Casillas, ndërsa Lahm, Van Dijk, Ramos e Marcelo kompletojnë mbrojtjen.

Mesfusha e gjitha vjen nga La Liga me Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Luka Modric.

Ndërsa sulmi është i frikshëm me treshen Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar Jr. /Telegrafi/