Revista e njohur franceze France Football do ta ndajë edhe një çmim të ri të Topit të Artë për lojtarët e moshës nën 21 vjeç, çmim ky që do njihet si Kopa Trophy (trofeu Kopa).
Përveç Topin të Artë që ndahet për futbollistët e nivelit të lartë, France Football do fillojë të ndajë edhe për futbollistët nën 21 vjeç.
Ky çmim që do t’i ndahet futbollistëve të rinj do të njihet ndryshe si Trofeu Kopa.
Sot (e hënë) revista e njohur franceze ka publikuar emrat e futbollistëve që janë të nominuar për ta fituar këtë çmim që jepet për së pari herë.
Our nominees for the first ever Kopa Trophy!
🇫🇷@HoussemAouar / @OL
🏴@trentaa98 / @LFC
🇮🇹Patrick Cutrone / @acmilan
🇯🇵@lovelovesoccer5 / @fcgroningen
🇮🇹@gigiodonna1 / @acmilan5/10 #kopatrophy pic.twitter.com/kHkFKm19oV
— Ballon d'Or (@ballondor) October 8, 2018
Pesë emrat e parë të prezantuar janë ai i Gianluigi Donnarummas, Ritsu Doan, Patrick Cutrone, Trent-Alexander Arnold dhe Houssem Aouar.
Përveç këtyre emrave, në garë janë edhe Rodrigo, Christian Pulisic, Amadou Haidara, Justin Kluivert dhe favoriti për ta fituar çmimin, Kylian Mbappe.
Our nominees for the first ever Kopa Trophy!
🇲🇱Amadou Haidara / @RedBullSalzburg
🇳🇱Justin Kluivert / @OfficialASRoma
🇫🇷@KMbappe / @PSG_inside
🇺🇸@cpulisic_10 / @BVB
🇧🇷@RodrygoGoes / @SantosFC10/10 #kopatrophy pic.twitter.com/2NsJMHz2FE
— Ballon d'Or (@ballondor) October 8, 2018
Emërimi në këtë formë vjen shkaku i Raymond Kopa, lojtarit legjendar të Reims, Angers, Real Madridit dhe kombëtares së Francës, i cili fitoi Topin e Artë inaugurues në vitin 1958.
Trofeu Kopa do të jepet pas votimit në panelin prej 33 personave, të cilët janë ish-fitues të Topit të Artë përfshirë Michel Platini, Jean-Pierre Papin, Marco Van Basten, Zinedine Zidane, Pavel Nedved dhe Kaka.
Çmimi do të prezantohet më 3 dhjetor, së bashku me Topin e Artë “të vërtetë’. /Telegrafi/