Janë zbuluar dhjetë emrat e parë të futbollistëve që nuk mund ta fitojnë çmimin e madh prestigjioz që e dhuron France Football, Topin e Artë.
Ceremonia zyrtare për ndarjen e çmimit të madh individual Topi i Artë, i cili dhurohet nga revista franceze France Football pritet të fillojë nga ora 19:30.
Topi i Artë për vitin 2017 këtë vit pritet ta ketë një ceremoni më të veçantë, e cila do të mbahet nën objektin ikonë të Parisit, Kullën e Eifelit.
Megjithatë, tani France Football ka filluar me zbulimin e emrave që eliminohen nga gara dhe tani kanë rrjedhur 10 emrat e parë nga fundi.
Emra të mëdhenj janë eliminuar nga gara, ku spikasin emri i yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, Karim Benzema i Real Madridi dhe Leonardo Bonucci.
Emri i parë që është eliminuar nga lista për fitimin e çmimit Topi i Artë është sulmuesi i Napolit, Dries Mertens, i cili kishte pikë të barabarta me Coutinhon.
Ndërsa, dy emrat e fundit të listës së zbuluar janë ai i mbrojtësit italian të Milanit, Leonardo Bonucci dhe ai i sulmuesit të Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang. /Telegrafi/