Telegrafi

Franca ‘veto’ kërkesës së Rusisë për një seancë të jashtëzakonshme të KS së OKB-së

Franca, e cila kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, hodhi poshtë kërkesën e Rusisë për të caktuar një seancë të jashtëzakonshme të këtij organi shkaku i rrëzimit të një aeroplani rus që bartte të burgosur të luftës ukrainas.

Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky tha se një vendim i tillë nga Franca përfaqëson një shpërdorim të autoritetit.

Lexo po ashtu Çfarë na tregojnë videot për rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus

“Siç mund të pritej, presidenca franceze zgjodhi rrugën e shpërdorimit të pushtetit dhe refuzoi të përmbushte kërkesën tonë për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në lidhje me sulmin terrorist në aeroplanin tonë që mbante të burgosur të luftës ukrainas për shkëmbim”, deklaroi ai.

Sipas tij, Franca donte t’u siguronte ukrainasve kohë të mjaftueshme për të dhënë një shpjegim bindës për atë që ndodhi, ndaj ata ranë dakord për takimin më 25 janar, nga ora 17:00 me orën lokale.

Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se Rusia ka kërkuar që një seancë e Këshillit të Sigurimit të mbahet sot në orën 15:00 me orën lokale.

Lexo po ashtu Çfarë dimë deri më tani për rrëzimin e aeroplanit rus

Ndryshe, rreth orës 11 të mëngjesit me orën e Moskës, një aeroplan transporti ushtarak rus u rrëzua pranë qytetit Yablonovo në rajonin jugor të Belgorodit.

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se 74 persona ishin në bord, duke përfshirë 65 të burgosur lufte ukrainas në rrugë për shkëmbimin e të burgosurve. /Telegrafi/